Kryesore

Reforma Zgjedhore/ “Do të miratohet pa ndryshime”, Erl Murati: Nuk besoj se Rama do të përplaset me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar

17:04 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Erl Murati teksa foli për situatën aktuale politike, e sidomos Reformën Zgjedhore, deklaroi se është e qartë se Edi Rama do të luftojë për mandatin e tretë. Muratoi shtoi se Rama luan bllofin dhe heqja e koalicioneve ndryshon rregullat.




“Edi Rama kërkon që të bashkojë votën me atë që quhet opozita në parlament. Rama foli për herë të parë publikisht për Kushtetutën. Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se duhet miratuar Reforma Zgjedhore, sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Paradoksi qëndron se, SHBA e di se cfarë është marrëveshja e 5 qershorit, ndërsa populli shqiptar nuk e di. Rama ka qenë i paqartë me ndryshimet kushtetuese dhe sot foli për herë të parë “pro” tyre. Unë besoj se Edi Rama do të luftojë për mandatin të tretë, por përsa i përket ndryshimeve kushtetuese, Rama luan bllofin. Heqja e koalicioneve ndryshon rregullat”, tha Murati.

Erl Murati theksoi se nuk besoj se Edi Rama do të përplaset me opozitën dhe as me faktorin ndërkombëtar, teksa shton se mendon se Reforma Zgjedhore do të miratohet pa ndryshime, sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

“Unë nuk besoj se Rama do të përplaset me opozitën dhe as me faktorin ndërkombëtar. Besoj se Reforma Zgjedhore do të miratohet pa ndryshime, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, siç e ka pohuar ambasadorja amerikane. Pavarësisht se kush është Basha e Rama, duhet ta dimë se kryeministri gjithmonë është i avantazhuar, për shkak se ka fuqinë, ka maxhorancën. Rama besoj se hodhi shashkë sot, për të hequr vëmendjen nga cështje të tjera më të rëndësishme për shqiptarët, siç eshte pagesa e 100 milione eurove nga taksat tona per Beketin per nje kapriço të tij”, deklaroi Murati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.