Kosova

Rezultoi pozitiv me Covid-19 foshnja e porsalindur, ja si është gjendja

09:52 - 10.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 te një i porsalindur.




Kryetarja e Shoqatës së Neonatologeve në Kosovë, Burbuqe Skenderi bëri të ditur se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e foshnjës e cila ka rezultuar dje pozitiv me COVID-19, është e mirë”, deklaroi ajo, shkruan Telegrafi.

Shoqata e Neonatologeve të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, pasi që virusi nuk zgjedh moshë.

Ndryshe, dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 207 raste të reja pozitive me COVID-19, duke çuar në 4 mijë e 307 numrin e personave të infektuar me virus nga fillimi i pandemisë. Aktualisht, raste aktive janë 2 mijë e 118, kurse deri tani janë shëruar 2 mijë e 95 persona. Ndërkaq, numri i viktimave ka shkuar në 94.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.