BOTA

Studimi i ri: COVID-19 përveç mushkërive dëmton edhe zemrën

17:57 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një studimi të ri nga Qendra Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE), ka dalë në përfundimin se koronavirusi mund të ndikojë në zemër.




“Sars-CoV-2 mund të infektojë dhe shumëfishojë qelizat e zemrës”, tha drejtuesi i studimit Dirk Ëestermann.

Përveç kësaj, virusi është në gjendje të ndryshojë aktivitetin e gjenit të qelizave të infektuara të zemrës. “Sidoqoftë, nuk mund të sqarohet përfundimisht nëse kjo do të ndikonte në rrjedhën e sëmundjes së pacientëve me zemër”, thuhet në një deklaratë.

Aktiviteti i gjenit të ndryshuar në qelizat e zemrës mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e të prekurve. Sipas UKE, 39 pacientë me probleme kardiake të cilët ishin të infektuar me Sars-CoV-2, dhe që ishin mesatarisht 85 vjeç, në rreth dy të tretat e këtyre pacientëve, studiuesit kishin identifikuar virusin në indet e zemrës.

Në 16 raste prej tyre, studiuesit konstatuan se virusi kishte dhënë efekte klinike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.