Kryesore

Yuri Kim foli për pengmarrje të ‘Zgjedhores’, Rama: E kuptoj shqetësimin e ambasadores, ne do bëjmë ekzaktësisht…

14:25 - 10.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shqetësimit të ngritur nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Sokol Balla, në emisionin “Real Story”, në Neës24, ku foli për pengmarrje të procesit të Reformës Zgjedhore nga palët politike ka reaguar Kryeministri Edi Rama.




Numri një i Qeverisë, Rama tha se e kupton shqetësimin e ambasadores dhe se do të bëjë ekzaktësisht atë që kërkon ambasadorja, nuk do ta mbajnë peng marrëveshjen.

“PS është një qenie me sytë dhe me veshët hapur nga të katër anët, është një qenie dëgjon, arsyeton dhe vendos, dhe që ndryshon. Nuk e kemi pasur kaos çështjen e listave të hapura, pasi nuk ka qenë asnjëherë kaos e partive të mëdha në asnjë vend të botës. Por, në mjedisin tonë social dhe politik gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm, edhe si rezultat i pasionit të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare, duke folur për lista të hapura. Unë e kam parë si një trend edhe në anketimet që kemi bërë. Kjo ka qenë në vëendjen tonë. E dyta, për ne ka qenë e qartë që në krye të herës, nuk kemi problem të diskutojmë edhe cështje të sistemit, si mazhoritarin e Bashës, kombëtarin e Hajdarit, e cfarëdo qoftë, por fillimisht kam thënë se duhet të bëjmë Kodin. E treta, kam admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe gjithë miqve të tjerë, qofshin në Shqipëri, Berlin, Bruksel, për të realizuar atë marrëveshje. Ka qenë e domosdoshme dhe për këtë ju jam falënderues të gjithëve. E kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane dhe ne atë do bëjmë ekzaktësisht, nuk do mbajmë peng marrëveshjen”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.