Kryesore

“Na lini të votojmë. Një këshillë miqësore…” , Rama paralajmëron Lulzim Bashën dhe opozitën: Mos na provokoni

13:16 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një këshillë miqësore i është drejtuar opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha, që të lenë me një anë kërcënimet dhe sharjet, por të pranojnë votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.



Në mesazhin e tij në Tëitter Rama shprehet se nuk do të tërhiqet nga vendimi i listave të hapura, ku sipas tij do u japë mundësi qytetarëve të votojnë për deputetin e tyre dhe jo vetëm për partinë.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!

Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!

Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”, thekson ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE