Kryesore

Ndreca: Dalja e dosjes 456 të Camajt në mënyrë të Paligjshme. Gentiana Sula firmos urdhër hetimi

09:30 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas intervistës në News24 e “Gazeta Shqiptare” të studiuesit Ardian Ndreca që denoncoi publikisht daljen e dosjes së Martin Camajt në mënyrë të paligjshme, Kryetarja e Autoritetit për Informimin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula ka firmosur një urdhër hetimi.




Në një postim në “Facebook”, Sula bën të ditur se grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij.

“Nisur nga dinamikat e ditëve të fundit dhe publikimeve në shtyp mbi dosjen fashikull nr. 456 të Martin Camajt, që kanë të bëjnë me trajtimin e saj nga AIDSSH, sot, më datë 10.07.2020 firmosa urdhrin nr. 31 të nisjes së hetimit administrativ për verifikimin e praktikës së dosjes fizike dhe asaj digjitale të Martin Camajt nga AIDSSH.

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të verifikojë zbatimin e rregulloreve përkatëse gjatë administrimit të materialit arkivor në ngarkim të tij. Ndërkohë AIDSSH do te vazhdoje te zbatoje me rigorozitet ligjin, duke garantuar qasjen ne dokumentet e Sigurimit, edhe për figurat historike.

Materiali përmbledhës i hartuar pas kryerjes së veprimeve për përmbushjen e objektit të urdhrit në fjalë do t’i bëhet i ditur Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për ndjekje sipas legjislacionit në fuqi”, deklaron Sula.

Tri ditë më parë, studiuesi Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë u tregua shumë i ashpër, ndaj studimit të Auron Tares për Ernest Koliqin e Martin Camajn. Ai hodhi akuza se dosja nuk është marrë në mënyrë të ligjshme. Për të, studimi është pa metodë shkencore, pa rend logjik. “Përpiqet të denigrojë figurën e Camajt. Tare e mori dosjen në mënyrë të paligjshme.” Ai i jep një tjetër lexim situatës, duke hedhur hije dyshimi mbi arsyet e përdorimit të disa dokumenteve, ndaj ka një thirrje për Autoritetin e Dosjeve.  “Ka përpjekje për të hedhur baltë mbi klerin katolik. Baltë mbi shkrimtarë e artistë të asaj kohe. Nëse Autoriteti e lejon, humb misionin e tij”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. TE PUBLIKOHEN TE GJITHA PA CENSURE. TA DIJM SE KUSH JANE TAMAM FIGURAT HISTORIKE SHQIPTARE; MOS TE KEMI FRIKE, SE SI SHUME I KEMI GLORIFIKUAR DERISA I BEJM EDHE
    DESHMORE TE ATDHEUT E KOKA KOMBI—-TURP E MARRE! TE GJITHE KANE QENE ME NJOLLA
    TE MEDHA. DUKE I ANALIZUAR DHE VERIFIKUAR, EMANCIPOHEMI EDHE NE SI SHOQERI E HAPUR; ATO QE DALIN NE MBROJTJE DHE SHARJE TE GJITHCKAJE JANE BOSHIBUZUKE ALIAS INTELEKTUALE,DHE PER ATO NUK KEMI NEVOJE,BASH ATO MENDJE NA KANE MOLEPSUR DERI ME TASH;

    Përgjigju ↓