AKTUALITET

Nga vrasja e kunatit tek pengmarrja me Durim Bamin/ Ektradohet në Shqipëri 39-vjeçari

10:30 - 11.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrau kunatin dhe qendroi ne arrati per 15 vite ekstradohet ne shqiperi Dritan Karaj 39 vjec.Në vitet e arratisë Karaj ka marrë peng se bashku me Durim Bamin nje person ne vlore.




Karaj  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse  Gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 19 vjet burg për veprën penale “Vrasja”, ”Prodhimin dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municioni” dhe ”Rrëmbim personi”.

Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me Durim Bamin i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit Edmond Tahiraj. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.

Ne janar te nje viti me para Karaj u arrestua ne Bergamo me qellim ekstradimin ne vendin tone


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.