AKTUALITET

Me pistoletë me silenciator, si u kap i riu me precedentë penalë pas tri javësh hetime

11:24 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32-vjeçar me precedentë penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga nga policia e Tiranës.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se arrestimi i tij është pas tri javë hetimesh, pasi informacioneve se ky shtetas në vendin e quajtur ” Qytet i nxënësve” po qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe armë zjarri, kanë zhvilluar operacionin policor “Befasia”. I arrestuari eshte shtetasi Klodjan Troci, ndërsa në çantën që mbante në dorë, iu gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator.

NJOFTIMI 

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi trijavor, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me precedent të mëparshëm penal vijonte të ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e narktikëve, kryesisht në Kombinat dhe në zonën e Tiranës së Re, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pa tri javë hetimesh, nisur dhe nga informacioni i marrë se ky shtetas në vendin e quajtur ” Qytet i nxënësve” po qarkullonte me biçikletë dhe mund të kishte me vete lëndë narkotike dhe armë zjarri, kanë zhvilluar operacionin policor “Befasia”. Gjatë kontrollit, shtetasit K. T., në çantën që mbante në dorë, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me silenciator.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.