AKTUALITET

Policia sqaron qytetarët: Ja kush mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë

09:59 - 11.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit njofton qytetarët për lëvizjet që mund të bëjnë jashtë territorit të Shqipërisë.




  • me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.
  • me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
  • me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.