BLUETOOTH

Transformimi i Eduart Ndocajt. Ish-deputeti humb peshë në mënyrë drastike, ja imazhi i ri

09:15 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eduart Ndocaj hyri në skenën politike me nofkën “Kaubojsi”. Deputeti ndryshe, fitoi menjëherë zemrat e publikut, më shumë sesa për bindjet e tij në politikë, për tipin e tij të ndryshëm nga politikanët e deri më tanishëm. Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”. Epo harrojeni atë figurë. Ashtu siç shihet edhe nga fotot, ish-deputeti tashmë ka një siluetë të re.




 

Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej. Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë. Natyrisht që humbja e beftë e peshës vjen pas ndërhyrjes që ai kreu në Itali. Bashkëshortja e tij, Valentina ka shpërndarë fotot ku shfaqet dhe ndryshimi i madh i tij. Është e kotë t’ju pyesim se ku duket më mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.