Kryesore

Vendimi i Ramës për hapjen e listave/ Reagimi i prerë i ambasadës së SHBA: Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është

12:46 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”. Keshtu ka deklaruar prerë ambasdada e SHBA në Tiranë, pas zhvillimeve më të fundit politike ne vend, ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës.




Top Channel përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Ëashingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes se derguar: “Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Megjithëse ambasada u pyet nga TCH në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Ëashingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.