BLUETOOTH

Xhemi Shehu largohet nga “Portokalli”. Burimet: Moderatorja ka firmosur dorëheqjen

12:05 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas më shumë se 15 vite në ekranin e “Top Channel”, moderatorja Xhemi Shehu duket se e ka parë të arsyeshme të shkëputet nga ky televizion. Burime të brendshme dhe të sigurta thonë për Anabel.al se Xhemi Shehu është larguar nga “Top Channel”.




Ndonëse nga ana e Xhemit nuk ka ende një reagim, burimet theksojnë se bashkëpunimi është ndërprerë zyrtarisht pasi moderatorja ka firmosur dorëheqjen. Lajmi i largimit të Xhemit vjen pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.