AKTUALITET

Zi në familjen e gazetarit shqiptar, babai i tij humb betejën me koronavirusin

13:35 - 11.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë babai i Berat Buzhalës. 72-vjeçari e humbi betejën me koronavirusin.




Ka qenë vetë gazetari, ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta te babait, ndërsa prej 5 ditesh ndodhej ne koma.

“Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen”.

Postimi i plotë

Miq dhe mikesha,

Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen .

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.

Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.

Ju dua

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.