BOTA

COVID-19/ Hungaria rimbyll kufijtë me disa shtete nga 14 korriku

15:57 - 12.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hungaria do të ndalojë banorët e vendeve afrikane, shumicës së vendeve aziatike dhe të disa shteteve europiane që të hyjnë në territorin e saj nga mesnata e së martës, njoftoi sot qeveria, duke theksuar ringjalljen në mbarë botën të rasteve të reja me COVID-19.




“Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu”, tha Gergely Gulyas, kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve.

Nga kjo masë e re preken vendet afrikane dhe aziatike, me përjashtim të Kinës dhe Japonisë. Në Europë, masa vlen për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Ukrainën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.