Aktualitet

Flet “baywatch” shqiptar: Ndjesia teksa shpëtoj jetë nga mbytja dhe siguria në plazhet shqiptare

19:33 - 12.07.20 gsh

Teksa sezoni veror është rihapur prej ditësh, është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të viktimave si pasojë e mbytjes në bregdetet e vendit tonë. Mjafton një vëzhgim i shpejtë në plazhet e Durrësit, Velipojës, apo dhe Shëngjinit për të vënë re se në një pjesë të zonave mungojnë vrojtuesit e plazheve, duke bërë kështu që pushesit të cilët janë të shumtë në numër veçanërisht në fundjavë të mos ndihen të sigurt.



Mirëpo përveç ngjarjeve tragjike raportohen dhe raste pozitive, siç është ngjarja e sotme, ku fatmirësisht u shpëtuan jetë njerëzish, falë vrojtuesit të plazhit Robert Neçaj.

Si i identifikuat rastet e sotme dhe si është të shpëtosh jetë pasi më thatë që vetëm sot keni shpëtuar 3 persona?

Po qëndroja pranë pikës së vrojtimit dhe papritur dëgjoj britma nga plazhi që ndodhet pranë meje, ku nuk ka vrojtues plazhi. Ishte një djalë rreth moshës 10 vjeç, i cili kishte shkuar pak thellë dhe po mundohej të kthehej drejt bregut dhe filloi të bënte lëvizje që t’i shpëtonte mbytjes. Ndërkohë nëna e tij e shikon dhe niset drejt tij, por nuk dinte not duke vënë në rrezik jetës e saj dhe të djalit. Menjëherë pas saj niset dhe një tjetër familjare e cila gjithashtu nuk dinte të notonte. Në ato momente rreziku të dyja nisën të bërtisnin me zë të lartë duke kërkuar ndihmë dhe unë kështu arrita t’i dëgjoja, dhe vrapova drejt plazhit rreth 100 m me serfin tim ‘sercue board’ në dorë duke shkuar drejt tyre për të kapur të parin djalin që kishte pirë shumë ujë, ndërsa zonjat të cilat ishi rreth moshës 40 deri 45 vjeçe kapen anash tij. Të shpëtosh jetë është gjesti më human dhe parësor që ka profesioni jonë si vrojtues plazhi. Të ndërhysh për të shpëtuar jetë ose t’a rikthesh personin e rrezikuar në jetë është një emocion i veçantë për cilindo që mund t’i ndodh një rast i tillë.

Ju i dhatë ndihmën e parë, si vepruat?

Mora djalin menjëherë dhe ashtu siç isha mbi ‘serf’ e mbajta në pozicionin e duhur që të nxirrte një sasi uji paksa të lartë për moshën e tij . Djali kishte vetëdije dhe i përgjigjej çdo pyetjeje që i drejtoja. Më pas u qetësua dhe filloi të fliste më lehtë por kishte pulsin e ulët. Menjëherë mbërriti dhe ambulanca që mori personat dhe u drejtuan drejt spitalit. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë.

Kush është Robert Neçaj për personat që nuk e njohin?

Rober Neçaj është një 26-vjeçar me origjinë nga Tropoja, i cili studion në Universitetin e Sporteve në Tiranë, dhe jam i licensuar si vrojtues plazhi nga Federata Shqiptare. Ky është dhe viti i dytë që punoj si i tillë tek ‘Rana e Hedhun’ në një biznes privat.

Çfarë ka ndryshuar këtë vit për vrojtuesit e plazhit për shkak të situatës në të cilën ndodhemi nga COVID-19?

Masat e reja në punën tonë janë maskat dhe dorezat gjatë orarit të punës, si dhe distanca mes personave në çadër po ashtu dhe në det. Përsa i takon vështirësive, secili vrojtues ka një territor të caktuar në det që duhet të kufizojë me bova që pushuesit të ndihen të sigurt.  Ai duhet të jetë vigjilentë gjatë orarit të punës dhe të evitojë një rast rreziku nëse ndodh duke bërë një ndërhyrje efiçente dhe sa më të sigurt. Por problemi qëndron se fatkeqësisht ka shumë pak vrojtues, duke bërë që edhe pushuesit të mos ndihen të sigurt dhe duke shkaktuar edhe viktima.

Sonila Progni

1 2
<
>

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE