BOTA

“Mendova se ishte shaka, por nuk qenka kështu”, ndërron jetë nga virusi i riu që mori pjesë në ‘Party Covid-19’

14:20 - 12.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar ka humbiur jetën nga koronavirusi në San Antonio të SHBA-ve, pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “Party Covid-19”.




Mjekja Jane Appeleby e spitalit Methodist, ku i riu humbi jetën, tha se pacienti mendonte se COVID-19 ishte një mashtrim. “Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk qenka kështu.“, kanë qenë fjalët e 30-vjeçarit përpara se të ndërronte jetë.

Mjekja Appleby tha se vendosi ta ndajë këtë histori për të përcjellë nje mesazh se virusi mund të prekë këdo, ndërsa iu bëri thirrje të gjithëve që të përdorin maskë dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

“Ai me të vërtetë nuk e besoi,” tha Appleby. “Ai mendoi se sëmundja ishte një mashtrim, se ishte i ri dhe ishte i pathyeshëm dhe nuk do të preket nga sëmundja. Lutja ime për komunitetin tonë dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë është që ta marrin seriozisht këtë sëmundje.“, tha mjekja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.