Kosova

Rezultoi pozitive me COVID-19, deputetja Eliza Hoxha thyen karantinën, kryeinfermierja: Të dënohet

13:46 - 12.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila ka rezultuar pozitive me COVID-19, ka shkelur rregullat e karantinës dhe është shfaqur në rrugët e qytetit. Menjëherë ka ardhur një reagim nga kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu e cila shkruan se deputetja Hoxha duhet të dënohet.




“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna .”-ka shkruar Sejdiu në një postim në ‘Facebook’.

Kujtojmë se deputetja Eliza Hoxha ka konfirmuar vet lajmin se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin me anë të një postimi në ‘Facebook’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.