BOTA

Shndërrimi i ‘Shën Sofia’ në xhami, Papa Françesku: Kam një dhimbje të madhe

16:42 - 12.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku në fjalimin e tij të së Dielës në Sheshin e Shën Pjetrit foli ndër të tjera edhe për shndërrimin e muzeut Shën Sofia, që dikur ka qënë kishë, në nxhami.




Papa Françesku theksoi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.

Vendimi i Presidentit Erdogan tashmë ka ngjallur kritika dhe dënime të rënda nga komunitetet e krishtera dhe ndërkombëtare ditët e fundit.

Hagia Sophia ishte një bazilikë e krishterë deri në pushtimin otoman (537-1453) dhe u shndërrua më vonë në një xhami, derisa, më 1934, u bë muze me një dekret të Këshillit të Ministrave të qeverisë së Kemal Ataturk, nën Republikën moderne të Turqisë.

Pak ditë më parë  një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Presidenti Tayip Erdogan, ka rakorduar tërësisht me kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.