BOTA

“Vala e dytë e COVID-19 do të vijë në dimër”, ekspertët britanikë: Duhet të përgatiteni për sfidat

16:27 - 12.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtuar frikën e rikthimit të një vale të dytë të Covid-19.




Sipas ekspertëve britanikë të shëndetësisë, vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër. AtA shtojnë se një gjë e tillë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë sapo ka nisur të marrë veten.

Sipas tyre besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, – u shpreh një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.