AKTUALITET

Covid-19 më i rrezikshëm se sa mendohej, vaksina “Oksford” në fazën finale

15:52 - 13.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që Italia përgatitet për t’u përballur me valën e dytë të pandemisë, një studim i kryer në rajonin më të prekur italian, Lombardi ka treguar se Koronavirusi ka lënë pasoja të parikuperueshme te personat e prekur. Edhe pasi e kanë kaluar virusin, te të prekurit janë vërejtur probleme si: psikozë, pagjumësi, sëmundje të veshkave, infeksione të boshtit kurrizor, sulme në tru dhe probleme të tjera shëndetësore. Mjekët italianë thonë se pasoja të këtilla janë vërejtur madje edhe te pacientët që nuk ishin në gjendje të rëndë përderisa ishin me virus, duke theksuar se Koronavirusi ndikon në gjithë organizmin, jo vetëm në organet e frymëmarrjes. Paralajmërojnë se disa do ta humbasin aftësinë për të punuar, për t’u koncentruar ose për të marrë pjesë në aktivitete fizike.




Ndërkohë që Serbia po përballet me shifra alarmante të rasteve ditore, kardiologu, Millko Ristiq ka thënë se ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon t’iu bëhet obduksion viktimave të virusit, në Serbi janë bërë 17 obduksione, kryesisht të të rinjve që kanë vdekur brenda 24 deri në 48 orë. Thotë se për dallim nga prilli dhe maji tani përballen me pasqyrë më të rëndë klinike të pacientëve.

Për momentin të rinjtë infektohen me të njëjtin rrezik sa të moshuarit, ndonëse nuk kanë sëmundje paraprake. Aparatet për frymëmarrje iu ndihmojnë të funksionojnë vetëm pjesëve të shëndosha të mushkërive të bardha, por pjesa që goditet nga infeksioni shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme.”-tha Millko Ristiq, kirurg serb.

Ndërkohë hulumtimet për gjetjen e vaksinës po vazhdojnë, Vaksina “Oksford” ka hyrë në fazën e fundit të testimit, ndërsa pritet të hyjë në përdorim në Britani të Madhe, SHBA dhe disa shtete evropiane në vjeshtë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.