Kronikë

“Më hodhën tritol në banesë”, flet babai i 17-vjeçares së abuzuar seksualisht në Fushë Krujë: Ndihemi të kërcënuar

13:12 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dëshmisë rrëqethëse të vajzës 17-vjeçare nga Fushë-Kruja, e cila u  abuzua dhe shfrytëzuar si prostitutë nga katër të rinj për një periudhë 8-mujore, flet edhe babai i saj. Ai kërkon mbrojtje nga shteti për gjithë familjen pasi pas tritolit që iu hodh në banesë ndjehen të kërcënuar.




“Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi”,- thotë ai.

Gjatë dëshmisë së saj, 17-vjeçarjau shpreh se të rinjtë kishin përfituar për ta shfrytëzuar e kërcënuar pasi babai i saj ishte në burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.