AKTUALITET

‘Koha për transparencë’, eksperti i shëndetit publik: Krerët e politikës po propagandojnë me COVID-19

09:10 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, me anë të një postimi në ‘Facebook’  reagon sërish për shifrat alarmante nga COVID-19 në vendin tonë.




Dasho thekson se është koha për masa reale dhe jo imagjinare, ndërsa shton se “Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte”.

Mesazhi i plotë:

NË KËRKIM TË KURBËS PERFEKTE

 

Grafiku i rasteve të COVID në Shqipëri vazhdon t’i ngjajë sharrës me dhëmbë të thyer. Megjithë tendencën e qartë në rritje, të kërkosh për elementë shkencorë si “piku”, “kurba”, “sheshimi”, “kthesa”, etj. është një mision i pamundur.

POR A EKZISTON “KURBA PERFEKTE”?

 

 

Sikundër sërfistët kalojnë vite në kërkim të valës perfekte, edhe epidemiologët kërkojnë kurbën perfekte. Kësaj here, për të gjetur kurbën perfekte të COVID-19 duhet shkuar në… Bjellorusi.

 

 

Vendi i cili drejtohet nga i njëjti president që prej shpalljes së pavarësisë, ka patur një përafrim tepër “origjinal” ndaj COVID-it. Presidenti mori vendimin për të mos e “njohur” epideminë dhe u kërkoi qytetarëve t’a sfidonin virusin duke pirë vodka dhe duke ngarë traktorë.

Çuditërisht rrjedhoja e gjithë këtyre vendimeve ishte një kurbë perfekte që sugjeron se problemi i COVID në Bjellorusi tashmë është zgjidhur. Faktikisht, interneti është i mbushur me lajme për një sistem shëndetësor të mbingarkuar nga pacientët, në prag të kolapsit, dhe për një popullsi në prag të revoltës.

Për paralelizëm, edhe në Shqipëri jemi në një situatë të ngjashme, ndonëse mohimi ka një tjetër natyrë dhe “perfeksioni” nuk gjendet tek kurba por tek përgjigjja. Drejtues të lartë politikë dhe teknikë janë duke i propaganduar qytetarëve se të gjithë masat e marra deri tani lidhur me COVID-in janë perfekte.

Në fantazinë e drejtuesve shqiptarë, spitalet kanë gjithçka që duhet për të parandaluar COVID-in, administrata është e sigurt, bizneset po ashtu, madje edhe transporti publik po zhvillohet i sigurt. Sepse ata e kanë urdhëruar diçka të tillë!!!

Një gënjeshtër, siç e provon jo vetëm grafiku i rasteve, por, mbi të gjitha, përhapja e COVID në institucione shëndetësore, administratë publike dhe biznese.

KURBAT E ÇUDITSHME DHËMBËSHARRË DHE KURBAT PERFEKTE JANË TË RRALLA NË NATYRË. ATO KA MË SHUMË GJASA TË JENË FRYT I FANTAZIVE TË URDHËRUESVE TË TYRE.

NË BJELLORUSI, LIDERI QË MENDON SE MUND TË KOMANDOJË EPIDEMINË KA ARRITUR TË “PRODHOJË” KURBËN PERFEKTE DUKE INJORUAR PASOJAT NË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

NË SHQIPËRI, KURBA SHKARRAVINË ËSHTË E KUNDËRTA E PERFEKSIONIT, POR MOHIMI I PËRGJEGJËSIVE DHE PASOJAT E MUNDSHME JANË PO AQ KËRCËNUESE.

UROJ QË PËRGJIGJA JONË NDAJ COVID-19 TË FUTET NË HULLITË E NORMALITETIT, JO ME QËLLIMIN PËR TË “PRODHUAR” KURBËN IDEALE, POR PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE.

SEPSE ËSHTË KOHA PËR MASA REALE DHE JO IMAGJINARE!

ËSHTË KOHA E TRANSPARENCËS SË INFORMACIONIT DHE JO E KURBAVE TË SAJUARA!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.