Kryesore

Manastirliu publikon foton e pacientit me simptoma të rënda në Infektiv: Nuk është lojë, sëmundja është tinzare

13:46 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një pacienti me simptoma të rënda. Manastirliu shkruan se koronavirusi nuk është një lojë, dhe kjo sëmundje është tinzare siç thonë dhe mjekët të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve.




Mesazhi i Manastirliut:

“SPITALI INFEKTIV

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën

Vendose maskën

Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/996529870803063/?type=3#


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.