Kryesore

Rihapja e transportit publik, Manastirliu mesazh për qytetarët: Mos qëndroni të grumbulluar

10:16 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka  përgëzuar mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në spitalin infektiv ku po përballen me fluksin e pacientëve me COVID-19, u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat sidomos aty ku ka rrezik më të lartë siç është transporti publik.




Postimi i plotë:

“Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja. Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.

Vendoseni maskën!

❌Mos qëndroni të grumbulluar në stacion

↔️Respektoni distancën

Ruani higjienën vetjake dhe kolektive”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.