Kryesore

Situata tek Infektivi/ Gazetari Skëndaj zbardh detaje: Ja frika e mjekëve dhe qeverisë

12:56 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa kurba e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë vijon të rritet dita ditës dhe situata është tepër e rënduar, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ është rikthyer në spitalin COVID2.  Gazetari Erjon Skëndaj raportoi sot nga ky spital, ku tha se mjekët janë kundër vendimit të qeverisë për ta rikthyer në spital Covid, për shkak se pacientët nuk mund të marrin shërbimin e duhur në asnjë spital tjetër.




“Nuk ka ende zbrazje të pacientëve nga spitalet. Në Sanatorium po trajtohen mbi 70 pacientë. Mësohet se ka mjekë që kundërshtojnë qeverinë se nuk është normale që pacientët të transferohen, pasi nuk do të kenë kushtet, inmazherinë, bllokun e analizave që kërkohen. Mjekët propozojnë që një nga klinikat e këtij spitali të shërbejë te spitali Covid-3. Pra, të hapet spitali Covid-3 dhe të mos mbyllet Sanatoriumi, por njëra nga klinikat të shërbejë atje”, tha gazetari.

Më tej, Skëndaj raportoi se gjendja vijon të jetë tepër e rënduar te Spitali infektiv, ku shqetësim dhe frikë e madhe për mjekët dhe qeverinë është fakti se po shfaqin shenja edhe moshat e reja.

“Tek Infektivi situata është vërtet serioze. Këtë e tregojnë shtrimet në spital në 24 orëe të fundit, ku kemi pasu 21 të shtruar dhe 8 dalje. Ajo që shqet2ësobn më shumë mjekët është se ka shumë më tepër të sëmurë, që janë në mosha të reja, komplikacion dhe dekshmëri të lartë. Kjo duket se është një nga frikërat më të mëdha që ka qeveria sot. Kemi dy raste të intubuar nën moshën 50 vjeç, kemi disa raste të rënduar nën moshën 40 vjeç, pram es moshës 30-40 vjeç”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.