BOTA

Super aksioni i policisë spanjolle/ Sekuestrohen plantacione hashashi, bizhuteri dhe mijëra euro, në pranga dhe shqiptarë

16:53 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një superoperacion është kryer ditën e sotme nga policia në Valencia, çfarë ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Në pranga kanë rënë 22 persona nga mosha 34 vjeç deri në 55 vjeç, me kombësi spanjolle, rumune, por edhe shqiptarë.




Sipas procesverbaleve, janë zbuluar 6 plantacione me të gjithë infrastrukturën e duhur, 2.600 bimë kanabisi, 150,000 euro para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë 30,000 euro.Pas hetimeve të para të personave që kishin të bënin me shtëpi të ndryshme në provincën e Valencisë, u zbulua se këta persona ishin të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës, kështu që doli se ishte një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin me origjinë shqiptare dhe të përkushtuar për prodhimin dhe tregtimin e drogës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.