BOTA

Virologu parashikon valën e dytë të COVID-19: Jemi vetëm në fillim të pandemisë, vaksina mund të mos…

14:39 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Peter Piot, i cili ka kaluar 40 vitet e fundit duke studiuar dhe luftuar viruse të ndryshme, ka parashikuar një valë të dytë të koronavirusit, e cila mund të marrë një formë tjetër, ndryshe nga e para.




Piot në një intervistë për “El Pais” tregon si ka ndryshuar pikëpamjen e tij për sëmundjen, pasi dhe vetë ka qenë i prekur.

“M’u deshën tre muaj për t’u shëruar pasi u sëmura, por tani ndjehem pak a shumë normal përsëri. Sidoqoftë, përvoja ime më ka mësuar që Covid-19 është më shumë sesa një grip, ose një sëmundje, duke bërë që 1% e njerëzve që do të marrin një kujdes intensiv, të vdesin.

Para së gjithash, kjo është një krizë e lidhur me qeniet njerëzore. Pjesa më e madhe e komunikimeve zyrtare mbi Covid-19 flasin për shpërndarjen e kurbës, dhe sesa e vështirë është kjo për qeniet njerëzore. Së dyti, për sa i përket perceptimit, fakti është se nuk bëhet fjalë “as grip, as kujdes intensiv”. Ky virus do të lërë shumë njerëz me gjendje kronike. Kështu që personalisht, më bën të ndihem i motivuar dyfish për të luftuar virusin. Tani e njoh virusin nga brenda, jo vetëm nga studimi për luftimin e tij. Është një këndvështrim ndryshe”.-thotë ai.

Në lidhje me numrin e rasteve dhe me përhapjen e tyre në botë, Piot ka thënë se numri i personave të prekur është më i lartë sesa deklarohet ndërkohë duhet të përgatitemi për një valë të dytë:

“Epo, sinqerisht, gjëja e parë që duhet të dimë është se shifrat nuk janë të sakta, pa dyshim, sepse këto janë rastet e konfirmuara. Mund të kemi gati një numër që e kalon 20 milion, dhe së shpejti, gjysmë milion vdekje. Nëse mendojmë për Evropën, të gjitha vendet kanë ulje të shpërndarjes së virusit dhe ky është një lajm i mirë. Vendet po kthehen në rrugën e duhur dhe po heqin disa masa. Dhe tani duhet të përgatitemi për të ashtuquajturën valë e dytë. Në Mbretërinë e Bashkuar ne vazhdojmë të kemi shpërthime në disa vende. Unë mendoj se tani duhet të përgatitemi për këtë. E vërteta është se ne jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t’u infektuar, virusi do të jetë shumë i gatshëm ta bëjë këtë, sepse i duhen qelizat tona për të mbijetuar.”

Në lidhje me kohën e qëndrimit të virusit mes njerëzve në të gjithë botën, virologu ka përcaktuar për këtë një periudhë prej disa vitesh:

“Unë nuk kam një glob kristali ku mund të parashikoj, por kjo situatë mund të zgjasë për disa vjet. Do të thoja që, në një afat të shkurtër dhe mesatar, një vaksinë do të bënte një ndryshim të madh, megjithëse dyshoj se është një vaksinë 100% efektive.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.