Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Lirohen nga burgu dy mjekët që kuruan autorin Eduart Lamajn, avokatët nuk mjaftohen me kaq

11:34 - 13.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit në Tiranë caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për dy mjekët Vktor Marku dhe Besim Lama që mjekuan ilegalisht Eduart Lamajn, autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergj Marku dhe Bujar Lika Hasani mbrëmjen e 30 majit në Laç.




Gazetarja Klodiana Lala raporton se pavarësisht kësaj mase, avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani të dy mjekëve do kërkojnë revokim të masës së sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’ në Gjykatën e Lartë për të pushuar përfundimisht çështjen.

Eduart Lamaj u arrestua 3 javë pas vrasjes në Laç, teksa prej po kaq kohësh kishte qëndruar i fshehur me plagë në trup gjatë përplasjes së 30 majit. Por pikërisht më 22 qershor ai vendosi të shkojë në një klinikë private në Qyteti Studenti në Tiranë për t’u mjekuar ku dhe u arrestua bashkë me mjekët që e kishin marrë dorëzim.

Për ngjarjen e Laçit është arrestuar edhe Ilir Xhepaj kurse në kërkim janë dy të tjerë bashkëpuntorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.