Kronikë

Abuzuan seksualisht me 17-vjeçaren në Fushë Krujë, gjykata vendos masën për 4 të arrestuarit

16:31 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Krujës ka dhënë masën ndaj katër të arrestuarve, të cilët akuzohen se kanë abuzuar seksualisht, droguar dhe shfrytëzuar si prostitutë një 17-vjeçare.




Gjykata ka vendosur masën “burg pa afat” për Edison Cacën (Çangu), Fatjon Lekën dhe Arbis Shimën, ndërsa është vendosur masa “arrest shtëpie”, për Leonard Stafën.

Katër të rinjtë u arrestuan të dielën pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë, Alket Brata dhe Ameld Merlika, ky i fundit u arrestua sot në Sarandë.

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e 17-vjeçares nga Fushë Kruja, e cila ishte droguar dhe abuzuar seksualisht për muaj me radhë nga një grup djemsh, që merreshin dhe me kultivimin e kanabisit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.