BOTA

COVID-19/ Macron:Maska e detyrueshme në vendet e mbyllura publike

17:32 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh se mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike, për të frenuar kështu përhapjen e COVID-19.




“Do të dëshiroja që maskën ta bëjmë të detyrueshme në të gjitha vendet e mbyllura publike. Ne kemi shenja se përhapja e koronavirusit ka shënuar rritje të lehtë në Francë”, paralajmëroi presidenti francez.

“Përsa i përket maskës, ne e bëjmë atë në transport, kjo funksionon shumë mirë, por është pak e çrregullt në vende të mbyllura publike, por gjërat duhet të organizohen. Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë. Ne kemi si stoqe ashtu edhe furnizime që janë të sigurta që do të mundësojnë t’i bëjmë ballë çdo përkeqësimi”, shtoi ai.

I pyetur nëse Franca do të merrte një vaksinë të mundshme si përparësi nëse do të zbulohej nga grupi farmaceutik francez Sanofi, ai siguroi që vendi do të shërbehej ndër të parët, por nuk pranoi të kërkojë përparësi absolute, duke e gjykuar absurd një “nacionalizëm shëndetësor” të mundshëm.

“Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rifillim të epidemisë”, u shpreh presidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.