BOTA

Fauci: Ne as nuk kemi filluar të shohim fundin e COVID-19, nëse fëmijët do rikhehen në shkolla në vjeshtë duhet…

12:00 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Coronavirusi është “qartë sfida më e madhe” e shëndetit publik me të cilën jemi përballur ndonjëherë – përfshirë HIV, Ebola, Anthrax dhe Zika.




Kështu ka deklaruar Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, gjatë një konference me Stanford School of Medicine të hënën, shkruan CNN. Më tej, ai ka shtuar se: “Ne nuk kemi filluar as ta shohim përfundimin e tij”.

Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten nëpër SHBA dhe administrata Trump shtyn të rihapin shkollat, Fauci ka vazhduar në mënyrë aktive të paralajmërojë për seriozitetin e pandemisë.

Fauci i tha Ëall Street Journal javën e kaluar se vendi duhet të kontrollojë turmat, t’i bëjë njerëzit të vendosin maska dhe të bëjnë një punë më të mirë në distancën fizike.

Fauci vuri në dukje se për të rikthyer fëmijët në shkollë këtë vjeshtë, vendi duhet të mbajë kontrollin mbi pandeminë.

Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus në gjithë botën ka kaluar 13 milionë, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, SHBA-ja dhe Brazili prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe me numër të viktimave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.