BOTA

Kapet me drogë dhe dëbohet nga Britania, shqiptari kthehet sërish me kamion

20:42 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar emigrant në Britaninë e Madhe është dëbuar pak kohë më pare pasi u kap me drogë, por ai ka gjetur rrugën për të shkuar sërish.




Shtetasi Edison Lici shkoi përsëri në Britani me kamion dhe u vendos në Uells, ku bleu dokumente false italiane dhe u përpoq që të merrte leje qendrimi në Mbretërinë e Bashkuar, por skema e falsifikimit u shkatërrua dhe u vu re se letrat e tij ishin false.

Prokurori i çështjes në seancë u shpreh se Lici kishte shkuar në Uells për të qëndruar me të dashurën e tij dhe kishte mbijetuar duke bërë punë të ndryshme, në lavazh apo ndërtim.

Gjykatësi Catherine Richards u shpreh se Lici nuk kishte të drejtë të qendronte në Mbretërinë e Bashkuar në kohën kur ai përdori një dokument të rremë dhe kishte hyrë ilegalisht në vend. Tashmë pritet që të mbarojë gjyqi dhe Eduart Lici të dëbohet sërish nga Britania e Madhe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.