AKTUALITET

KLP zhvillon mbledhje online, emërohen disa kryetarë të përkohshëm të Prokurorive në rrethe

17:26 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të mblidhet nesër online Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në këtë mbledhje pritet të emërohen dy drejtues të përkohëshëm të dy prokurorive në rrethe.




Po ashtu, në këtë mbledhje do nisin procedurat, në lidhje me pasurinë dhe pastërtinë e figurës për disa magjistratë të vitit 2019-2020.

Njoftimi i KLP-së:

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITËS

MBLEDHJA PLENARE

15 Korrik 2020

Informacion mbi mbledhjen

Ø     Dita/Data:               E Mërkurë, 15.07.2020

Ø     Ora:                 12.30

Ø     Kohëzgjatja:            ———

Ø     Vendi:                     ——————–( organizohet online)

Ø     Thirrur nga:            Kryetari

Ø     Pjesëmarrësit:         Anëtarët

Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe te ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDAT në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 08.07.2020 dhe të datës 13.07.2020.
  2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër”.
  3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
  4. Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020.
  5. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitn akademik 2019 – 2020.
  6. Vazhdimi i procedurës me Eurojust.
  7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
  • Diskutim; “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).
  • Diskutim; “Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.