AKTUALITET

Nëna e gazetarit shqiptar mposht koronavirusin: Na dha energji për me e rifillu jetën aty ku u keput pardje

16:29 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berat Buzhala, gazetari shqiptar ka treguar sot se nëna e tij më në fund e mposhti koronavirusin. Në një postim në rrjetin social, Buzhala shkruan se dalja e nënës nga spitali i ndihmoi për të kaluar disi situatën në të cilën ndodhen pas humbjes së babait. Kujtojmë këtu, se babai i gazetarit shqiptar u infektua me koronavirus dhe nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19, duke humbur jeten pak ditë më parë.




“Na dha energji per me e rifillu jeten aty ku u kepute pardje. Ani kqyrja qendrimin, si me kane Kryetare e Gjykates Kushtetuese ”, shkruan ndër të tjera Buzhala.

POSTIMI I PLOTË

Pas 9 diteve qendrimi ne spital, gjithashtu e prekme prej virusit COVID, sot nana u bashku me ne, shnosh si molla. Ke nje jave bukur e rande per ne si familje, por ardhja e nanes na ndihmoi shume, na dha energji per me e rifillu jeten aty ku u kepute pardje. Ani kqyrja qendrimin, si me kane Kryetare e Gjykates Kushtetuese


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.