AKTUALITET

OFL ‘zbret’ në Shkodër, ultimatum katër të dënuarve që të deklarojnë burimin e pasurisë

12:09 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Shkodër, ku u ka dërguar formularin katër shkodranëve të dënuar, për të deklaruar burimet e tyre të pasurisë.




Kështu në rrjetën e OFL kanë rënë Ladio Braci, Artur Ndoja, Kristian Selimi, Abedin Bajraktari.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L.B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

A.N., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

K.S., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.