Kronikë

Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës

18:13 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli është pezulluar nga detyra .




Gazetari Elidon Ndreka raportoi se ende nuk ka informacion të saktë mbi arsyet e këtij vendimi, por mësohet se prokuroria ka nisur hetim në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit në bashkinë e Lezhës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se gjetja e të mbjellave me kanabis mund të jetë arsyeja që ka çuar në pezullimin e shefit të komisariatit të Lezhës, por pa saktësuar nëse ka hetim të drejtpërdrejtë ndaj Nikollit.

Nikollli e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.