SHËNDET

Postura tek fëmijët, parandalimi i problemeve në fazën e parë të rritjes

12:56 - 14.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorian Meta




Në evolucionin e kohës si dhe prezencën gjithnjë e më të madhe të teknologjisë në jetën tonë të përditëshme, ka bërë të mundur edhe rritjen e rriskut për të patur probleme në lidhje me posturën   ( mënyrën e të ndënjurit dhe harmoninë e shtyllës kurrizore) e cila ka filluar të shfaqet që në moshë të hershme duke arritur majën e paraqitjes si “ problem” real mes moshës 6 dhe 15 vjeç.

Kur flitet për problem postural tek fëmijët duhet të merrën parasysh shumë faktor ndikues si ato genetike apo veset e përfituara ndërvite ndaj të qëndruarit “ keq” dhe gabim. Rënie e aktvitetit fizizk, mos kontrolli fizik tek terapeuti, mos përkujdesja ondoiatrike, sjellin me kohën probleme minimale të marrin forma apsolute dëri në shprehim e  patologjisë fizike. Shumë organizata Europiane dhe Amerikane në lidhje me pediatrine si FIMP( federata Italiane e Mjekëve pediatër) apo American Academy of Pediatrics) bien në dakortësi, kjo edhe në bazë të studimeve dhe evidencave të marra ndër vite, që postura dhe qëndrimi tek fëmijët të cilët lihen pa kontroll sjellin problematika shoqëruese shëndetësore me raste jo pak të rralla serioze dhe të pa rekuperueshme.

Ndaj nga mosha 6 deri në 15 vjeç konsiderohet si kryesorja për të evidentuar dhe parandaluar problemet e posturës, sepse rritja e fëmijës në adoleshence duhet të jetë harmonioze dhe proporcionale me strukturën fizike, për të ruajtur simetrinë trupore. Disa nga problemet e shfaqura në moshë fillore janë një zile që kërkon përkujdesje dhe konsultim me specialistin. Në rastet kur kemi Këmbë Dystaban ku me kohën kjo do sjell probleme në këndin e arteve inferiore me probleme dhe vështirësi në deambulim ( ecje), Kifoza,, Skolioza, Lordoza 3 ndryshime të simetrisë së shtyllës kurrizore nga të cilat mund të arrihet në avancimin e problemit deri në bllokim të muskujve cervikal me migrenë dhimbje shpinë deri në artrozë të hershme.

Një mos simetri në mënyrën e të kafshuarit ushqimin nëse nuk trajtohet mundet të sjell patologji shoqëruese si migrena, lomboshiatalgjia, apo veshje të shikimit. Shqetësimet në lidhje me posturën janë edhe problemet kryesore tek muskujt dhe artikulacionet ku nëse nuk trajtohen mundet të evoluojnë në Dismorfizëm, pra në probleme kronike të cilat shkojnë dhe modifikojnë qoftë anatominë qoftë funksionin e strukturave të prekura ( gjunjët, shpatullat, shpinën, këmbët, qafa). Kontrolli dhe ndërhyrja në kohë parandalon në mënyrë drastike këto probleme shqetësuese për rritjen e fëmijës. Vlerësimi i parë që duhet bërë është rreth moshës 4 deri 7 vjeç ( nëse nuk paraqiten probleme përpara moshës 4) e cila përsëritet çdo 6 muaj brënda kësaj periudhe moshe. Kontrolli periodik bën të mundur identifikim dhe parandalimin e probleme posturale. Simptomat të cilat nuk duhet të neglizhohen asnjëherë të referuara nga fëmija janë dhimbjet e shpeshta të kokës, dhimbjet e qafës, apo dhimbje artikulative. Në vlerësimin e posturës së fëmijës, specialistët mundet të sygjerojnë edhe aktivitetin fizik më të përshtatshëm për fëmijën dhe tipologjinë e rritjes.

Duhet bërë kujdes me kohën  e gjatë të qëndrimit në bankën e shkollës apo edhe në kohën e lirë me teknologjinë. Veprimtaria sportive s’duhet kurrsesi të jetë e forte dhe me kohë të gjatë pasi kjo s’do sillte benefite në rritjen e fizikut apo zhvillimin e fëmijës. OBSH-ja këshillon të paktën 1 orë aktivitet fizik në ditë ku fëmija duhet të jetë në ambient të hapur dhe të kryej këtë veprimtari me dëshirë dhe të marrë kënaqësi. Në idenë e shumicës noti ka një rol të rëndësishëm për trupin, por kërkimet shkencore dhe evidencat e rezultateve kanë treguar që noti nuk është aspak i këshilluar kur kemi të bëjmë me probleme strukturore dhe nga ana tjetër nuk sjell benefite të plota aty ku nuk ka probleme, patjetër që është një sport i cili nëse është nën këshillën e profesionistit ka vlerën e tij absolute për të kryer një funksion specifik përmirësimi ose ruajtjeje të simetrisë.  Shëndeti i fëmijës si dhe parandalimi i probleme të posturës janë themelorë për të patur një zhvillim optimal dhe pa probleme kronike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.