KULTURË

Tinka Kurti: Evanthi, gruaja që më frymëzoi për Nënë Pashakon

11:20 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – 100 vjetori i lindje së Evanthi Cikos, huumanistes që u përkushtua rritjes së fëmijeve jetimë ka mbledhur bashkë ish nxënës e artistë që flasin për një grua të rrallë. Një prej roleve më të mira të Tinka Kurtit, Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972) është frymëzuar pikërisht prej Evanthi Cikos. Ndonëse roli tregon për një nënë që ka humbur të bijtë, Tinka, ka pasur në mendje, gjestet e sjelljen e gruas që rriste jetimë. Kurti, që ka luajtur edhe rolin e Evanthisë në filmin “Si gjithë të tjerët”, e kujton si një grua të veçantë. “Evanthi, ishte grua e rralle e fisnike. Unë sapo mora skenarin shkova ta takoja në shtëpinë e saj, një shtëpi me një oborr të vogël me lule. Kam mësuar shumë prej saj dhe kam fituar shumë prej saj. Ajo ishte shumë e dashur dhe unë prej saj kam mësuar shumë gjëra dhe kam luajtur disa role nënash. Por përshembull, për rolin si Nënë Pashako, unë kisha parasysh Evanthinë”.




E cilësar si humaniste, misionare e mësuese e përkushtuar, për të thuhet shpesh se ajo u bë nëna e 268 fëmijëve jetimë. Si drejtoreshë e ish-jetimores “8 nëntori” që sot mban emrin “Zyber Hallulli” ajo pati lënë gjurmë të pashlyeshme për metodat dhe kujdesin ndaj të vegjëlve pa familje. I biri, maestro Zhani Ciko, eshte mirenjohes per te emen.
“në kohë të vështira Shqipëria kujton edhe Evanthin, jo vetëm figura historike. Ka edhe njerëz që kanë qenë si gjaku i pastër që ushqeu shtetin duke përçuar vlera të veçanta. Unë ju falënderoj të gjithë ju që jeni mbledhur për nënën time”, tha Ciko.

Shembulli i saj vetiak, që tejkalonte drejtoreshën e institucionit, për t’ju afruar nënës, bëri që personazhi i saj të përjetësohej në një film, interpretuar nga Tinka Kurti.
Ndërsa si mësuese në shkollë, ajo nuk bënte dasi, madje zhbënte paragjykimet. Ish nxënësja e saj, shkrimtarja Vera Bekteshi tha se asaj i bënte shumë përshtypje që “linte në bankë djalin e kryeministrit me një fëmijë rom. Më tej, ajo kujdesej shumë për Lumturi Bloshmin, piktoren e njohur që kish humbur atë kohë aftësinë për të folur e për të dëgjuar. Merrej vetë me të e më shumë kujdes”.
40 vite më parë, ajo përpiqej t’i kthente muret e ftohta të jetimores në një ambjent të ngrohtë familjar, duke u paraprirë metodave moderne të trajtimit psikologjik të fëmijëve jetimë në institucione.

Ilir Cumani, Instituti Kombëtar i Integrimit tëJetimëve tha se “roli i saj ishte për të shembur muret e stigmës e komplekset që kishin fëmijët e braktisur. Ajo bëri shumëçka që fëmijët të ndidheshin të pavarur dhe të mund të krijonin dinjitet e autoritetr pa u ndjerë të paragjykuar”.
Emri dhe puna e saj vlejnë të përmenden sot, kur jetimët e rritur nëpër institucione rrëefejnëe fëemijëeri të vëeshtira nëen efektet e dhunëes. Evanthi Ciko u nda nga jeta 7 vite me pare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.