Kryesore

Vetëm 49 vjeç, ndahet nga jeta një ndër prezantuesit më të njohur të ekranit

15:08 - 14.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare një nga prezantuesit më të njohur të ekranit. Të gjithë ju ka rastisur qoftë edhe një herë të vetme të shikoni në “Discovery Channel” njërin prej emisioneve të prezantuesit të njohur Grant Imahara. Ky i fundit, mësohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e aneurizmit të trurit dhe lajmin për ndarjen nga jeta është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga “Discovery Channel”.




“Jemi zemërthyer që po e dëgjojmë këtë lajm pikëllues për Grant-in. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes tonë të Discovery-t dhe ishte vërtet një njeri i mrekullueshëm. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen e tij”, – thuhej në deklaratën zyrtare.

Ky lajm ka pikëlluar sidomos kolegun më të mirë Imahara-s në ekran, Adam Savage, i cili ka thënë se nuk ka fjalë dhe se do t’i mungojë miku i tij me të cilin ndau 22 vite karrierë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.