AKTUALITET

Austria ndalon fluturimet me Rinasin, TIA: Pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

16:20 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga nesër deri më 31 korrik, Austria ndalon fluturimet me Rinasin. Kështu ka njoftuar Tirana International Airport.




E ndërsa të gjitha fluturimet janë anuluar, TIA njofton se pasagjerët që u janë anuluar fluturimet kanë mundësi të rishikojnë datën për ta shtyrë fluturimin për një datë tjetër deri në fund të 2021 ose të rimbursohen.

Kurse për ata që kanë tranzitin në Vjenë do të mbrohen me një linjë tjetër nga një destinacion tjetër tranizit.

 

NJOFTIMI NGA TIA

Lajm jo i mirë mbërrin nga Austrian Airlines

 

Ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korrik 2020

 

Në një njoftim zyrtar, Austrian Airlines njofton sot se Ministria Federale Austriake e Punëve Sociale, Shëndetit, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ka zgjeruar masivisht listën e ndalimeve të uljes së avionëve. Duke filluar nga e enjtja, 16 korrik 2020, Shqipëria nuk do të ketë asnjë fluturim të rregullt me Austrinë dhe do të radhitet në listë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Egjiptin, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Ukrainën. Dekreti është i vlefshëm deri më 31 korrik 2020.

 

Për shkak të ndalimit zyrtar, Austrian Airlines është e detyruar të anullojë të gjitha fluturimet ndërmjet Vjenës dhe Tiranës gjatë periudhës 16-31 korrik 2020.

 

Pasagjerët fluturimet e të cilëve janë anulluar dhe të cilët nuk duan të përdorin mundësitë e rishikimit të datave mund të aplikojnë për një rimbursim duke përdorur formularin në internet në faqen e internetit të Austrian Airlines.

 

https://www.austrian.com/…/help-and-con…/contact-form-refund

 

Pasagjerët që dëshirojnë të kryejnë fluturimin e tyre në një datë të mëvonshme, kanë mundësi të ndryshme rishikimi dhe mund të realizojnë udhëtimin e tyre të ndryshuar deri në fund të 2021.

 

Pasagjerët që kanë tranzitin në Vjenë, do të mbrohen me linjë tjetër nga destinacion tjetër. Austria Airlines parashikon mbrojtjen e pasagjerit.

 

Shëndet e shpresë.

Tirana International Airport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.