Kryesore

DETAJE/ 45 minuta “kokë më kokë”, përfundon takimi Basha-Meta. Përshëndeten me grusht

12:02 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare

45 minuta ka zgjatur takimi midis kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Pasi janë ndarë, Meta ka përshëndetur me grusht Bashën dhe Gazment Bardhin.



 

Kreu i opozitës u ftua në takim nga vetë Ilir Meta, një ditë pasi komisioni i ligjeve miratoi në unanimitet, nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetutese.

Ndërkohë janë mësuar detaje nga ky takim. Nga sa mësohet, Meta e cilësoi mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, një gjë pozitive, jo vetem per atë vend, por moment reflektimi për të gjithë.

Presidenti gjithashtu nga ana tjetër, e ka falënderuar Bashën për bashkëpunimin gjatë periudhes se pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e Keshillit te Sigurisë Kombëtare dhe mos renien “pre” për largimin nga tryeza politike pas shembjes se Teatrit Kombëtar.

“Do kërkoja nga ju qe t’i qendronit me besnikeri marrveshjes se firmosur me perfaqesuesit e mazhorances dhe te ruani qetesinë dhe ne keto momente kur ka perpjekje per te cenuar rende  Kushtetuten e vendit ne menyre kriminale dhe per te shkaterruar cdo lloj legjitimiteti te institucioneve në vend”, – u shpreh Meta, i cili ka theksuar: “ajo që na bashkon janë Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqipërisë.

“Keni rol te rendesishem me qetesi dhe pergjegjshmerine tuaj per te bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe boten demokratike se e kam theksuar se gjate tensioneve artificial ne vendin tone, se konfliktet ne Shqiperi s’jane te rastësishme, jini te vetëpërmbajtur. E rendesishme është te mos bejme aventurë me Kushtetuten”- mësohet të ketë thënë Meta.

Ndërkohë mësohet se Basha ka deklaruarQeveria dy akte të paprecedentë, po thyen një marrëveshje me bekim ndërkombëtar që normalizoi klimën në vend. Arritëm një marrëveshje që u përshëndet nga faktori ndërkombëtar. Koha ishte esenciale. Duke u fshehur pas një numër deputetësh te ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë kushtetutën. Nëse këto ndryshime ndodhin do jemi vendi i dytë pas Rusisë që ndodhin ndryshime në kohe covidi, faturën e cila do jetë shumë e rendë do bëjmë ta paguajnë përgjegjësit”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE