AKTUALITET

Dritëhijet e një tenderi “të çuditshëm” për pastrim-gjelbërimin/ Denoncimi dhe dokumentet e APP

12:34 - 15.07.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tender per mirembajtjen e siperfaqeve te gjelbra te njesive administrative te Laçit, Milotit dhe Fushë-Kuqes eshte shnderruar ne nje kalvar procedurash qe lene hije dyshimi mbi paracaktimin e fituesve. Ne nje denoncim qe ka mberritur ne redaksi hidhet drite mbi procesin e tenderimit te hapur nga bashkia e Kurbinit, ku kushtet per t’u kualifikuar ne gare jane ne disa raste jashte fushes se gjelberimit qe eshte ne fakt objektivi i tenderit.
Ne dokumentin e publikuar ne Agjencine e Prokurimit Publik renditen lejet dhe licencat me te cilat duhet te jete pajisur kompania e cila do fitoje tenderin rreth 43 milione leke te reja ose 400 mije dollare.
Sipas ketij dokumenti te publikuar ne APP, operatoret ekonomike duhet te kene leje per pastrim e grumbullim te plehrave. Por jo vetem kaq, keta operatore ekonomike duhet te kene impiant te riciklimit te plehrave.
Denoncuesit e kesaj procedure te dyshimte e quajne te papranueshme qe nje kompani qe ne fakt do kujdeset per gjelberimin ne Kurbin, duhet te kete licenca qe nuk nevojiten per gjelberimin. Keto licenca qe gjykohen te panevojshme per procesin jane pikerisht ato per impiant e landfill te plehrave.
Dyshimet ekzistojne qe bashkia e Kurbinit me vetedije te plote ka shtuar ne procedure leje e licenca te panevojshme per te favorizuar nje subjekt te caktuar.




Sipas denoncimit ne redaksi, subjekti fitues pritet te shpallet “V. recycling”.  Nese ndodh keshtu, atehere konfirmohet qe kemi te bejme me nje gare te paracaktuar.

Subjekti “V. recycling” ka te gjitha lejet e licencat siç paracaktohet ne dokumentet e bashkise.

Per skandalin e ketij tenderi kane shkruar me heret disa media, por Kontrolli i Larte i Shtetit nuk ka vepruar, duke ngjallur dyshime per veprimtarine e vet.

Nderkohe edhe Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka vepruar per te siguruar nje gare te barabarte. Te dy keto institucione kane mbyllur syte ndaj denoncimeve ne media per gare te pabarabarte.

Në fillim të këtij viti, Pamfleti raportonte se tenderi u anulua nga prefekti vitin e kaluar pikërisht sepse kishte mundësi abuzivizmi. Ja ç’shkruante me 9 shkurt te ketij viti pamfleti.net:
Bëhet fjalë, për koncesionin (PPP) me objekt: Mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta të qytetit Laç, me afat 5 vjet dhe vlerë 49 milionë, 503 mijë e 420 lekë të reja pa TVSH, ose afro 500 mijë euro, të cilat do paguhen nga fondi i taksave të kësaj bashkie.
Sipas informacionit shkresor, të ardhur në redaksinë “Pamfleti”; rezulton ky koncesion, nuk u realizuar gjate 2019 sepse u denoncua nga brenda zyrave të Bashkisë-Kurbin; dhe u bllokua e anulua nga Prefektura-Lezhë, me Vendim Nr. 37, datë 16.09.2019, për mungesë kompetence të Bashkisë-Kurbin dhe për vlerë fiktivie e procedura abuzive-korruptive.
Por vetëm 40 ditë pas anulimit, me Vendim Nr. 26, datë 23.10.2019; po ky koncesion abuziv, me vlerë 500 mijë euro, për 5 vite krasitje-vaditje lulesh në qytetin e Laçit, është “rilindur”.
Nuk ka asnjë informacion, se çfarë vendimi ka marrë Prefekti i Lezhës, për këtë PPP, me vlerë sa 30 banesa sociale në Kurbin; të cilin e anuloi 5 muaj më parë, si të paligjshëm.
“Për ta justifikuar e për ta bërë sa më “bindës” këtë koncesion, është shtuar në procedurë edhe Njësitë administrative Milot e Fushë-Kuqe; ku dihet se sa gjelbërim (s)ka”, shkruante asokohe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.