Kronikë

Droguan dhe abuzuan seksualisht me 17-vjeçaren në Fushë Krujë, arrestohet një tjetër autor

11:07 - 15.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, si dhe një drejtues mjeti. Një prej të arrestuarve është 17-vjeçari A. M., banues në Krujë, dhe që lidhet me operacionin e koduar “Nikla”, ku u arrestuan një grup të rinjsh që kishin droguar dhe abuzuar seksualisht për muaj me radhë me një 17-vjeçare në Fushë Krujë.




Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasit:

A.M., 17 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, lidhur me operacionin e koduar “Nikla”, datë 12.07.2020.

 

M.S., 24 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka nxjerrë urdhër-ndalimi, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, sepse më datë 14.06.2020, ka goditur me sende të forta shtetasin P. D., 53 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

Z. Ll., 36 vjeç, banues në banues në Laç, pasi më datë 14.07.2020, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin S. V., 52 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.