Kryesore

E intubuar, në luftë me COVID-19, fëmijët surprizojnë nënën në ditën e lindjes tek Infektivi

10:07 - 15.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një tjetër foto nga spitali Infektiv, ku pacientët po luftojnë me COVID-19. Ndër pacientët e intubuar ndodhet dhe një nënë e cila sot ka ditëlindjen dhe në pamundësi për të festuar pranë familjes, fëmijat e kanë surprizuar me një tufë me lule në spital.




“Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur”, shton Manastirliu.

Postimi i plotë:

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

#VendoseMaskën

#ShpëtoJetë

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.