Kryesore

E rëndë në Greqi/ 16-vjeçarja gjendet e masakruar në oborrin  e kishës

12:49 - 15.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 16-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia. Adoleshentja e identifikuar si Maria Hyseni, banonte me familjen e saj në Trikala.




Sipas mediave greke 16-vjeçarja kishte goditje të shumta në fytyrë e trup. Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, por do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.

Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e kishës. Mediat vendase raportojnë se familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia për t’u marrë në pyetje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.