BOTA

Lajm i mirë! Vaksina për COVID-19 e zhvilluar nga firma amerikane Moderna hyn në fazën përfundimtare të testimit

13:07 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Firma bioteknike amerikane Moderna tha të martën se do të hyjë në fazën e fundit të provave njerëzore për vaksinën e saj për COVID-19, më 27 korrik – për të provuar se sa mirë ajo mbron njerëzit në botën reale.




Sipas mediave të huaja, njoftimi erdhi pasi rezultatet nga një testim i hershëm që synonte të vërtetonte se vaksina ishte e sigurt dhe nga e cila u shkaktua prodhimi i antitrupave.

Siç thuhet më tej, testi i ardhshëm i Fazës 3 do të “rekrutojë” 30,000 pjesëmarrës në SHBA, me gjysmën që pritet të marrin vaksinën në nivele të dozës 100 mikrogramë, dhe gjysmën tjetër për të marrë një placebo.

Dhe studiuesit do t’i gjurmojnë më tej ata gjatë dy viteve për të përcaktuar nëse ata mbrohen nga infeksioni.

Ose, nëse infektohen, nëse vaksina parandalon zhvillimin e simptomave.

Nëse ata kanë simptoma, vaksina mund të konsiderohet ende e suksesshme, nëse ndalon raste të rënda të COVID-19.

Studimi duhet të zgjasë deri më 27 tetor 2022, por rezultatet paraprake duhet të jenë në dispozicion shumë kohë më parë, përcjell Telegrafi.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Neë England Journal of Medicine publikoi rezultatet nga faza e parë e provës për vaksinat Moderna, e cila tregoi se 45 pjesëmarrësit e parë të gjithë zhvilluan antitrupa ndaj virusit.

Moderna konsiderohet të jetë në një pozicion udhëheqës në garën globale për të gjetur një vaksinë kundër coronavirusit, që ka infektuar më shumë se 13 milionë dhe ka vrarë mbi 570,000 njerëz.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se vaksinat e para që vijnë në treg mund të mos jenë më efektive ose më të sigurtat.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.