Kryesore

“Marrëveshja e 5 Qershorit të zbatohet me përpikmëri dhe pa vonesa”, Meta bën paralajmërimin: Çdokush që…

13:24 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa janë zbardhur të tjera detaje.




“Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit”- njoftoi Presidenca, duke dhene detaje nga mesazhet qe presidneti ka dhene gjate ketij takimi dhe kerkeses qe i ka bere kryedemokratit.

NJOFTIMI 

Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucione dhe për t’i shërbyer stabilitetit dhe të ardhmes europiane të vendit.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu sjelljen e përgjegjshme të opozitës gjatë situatës së pandemisë dhe kontributin konstruktiv që u dha gjatë mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për përballimin e situatës në vend.

Presidenti Meta theksoi veçanërisht faktin që opozita u vetëpërmbajt duke mos rënë në kurthin e prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe faktin që nuk vendosi si kusht qeverinë tranzitore duke bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit, që u përshëndet nga të gjithë partnerët strategjikë të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se përveç gjuhës, flamurit dhe Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shqiptarët janë të gjithë të bashkuar edhe përreth Kushtetutës dhe të ardhmes europiane të vendit.

Presidenti i Republikës i kërkoi Kryetarit Basha që të vazhdojnë t’i qëndrojnë Marrëveshjes së 5 Qershorit, pavarësisht përpjekjeve të pashpresa për të cënuar Kushtetutën, duke paralajmëruar se çdokush që punon kundër të ardhmes europiane të vendit do të mbajë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë.

Presidenti Meta bëri edhe një herë thirrje që Marrëveshja e 5 Qershorit të zbatohet me përpikmëri dhe pa vonesa, duke hapur rrugën e zbatimit të 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane të Bashkimit Europian.

Kreu i Shtetit kërkoi braktisjen e menjëhershme të çdo përpjekjeje që minon këtë proces dhe që do të prapësonte për herë të parë në historinë e Shqipërisë një marrëveshje të dakordësuar me ndërmjetësimin më të lartë ndërkombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.