AKTUALITET

“Paga ime s’është rritur asnjë qindarkë që prej 23 qershorit të 2013-s”! Mjeku Kalo paralajmëron: Shumë mjekë do largohen nga vendi, nëse…

12:54 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka bërë thirrje qeverisë për rritje të pagave të mjekëve.




Kalo solli në vëmendje vendimin e Presidentit francez, Emanuel Macron për rritje të pagave të mjekëve, të cilët po përballen me një situatë shumë të vështirë momentalisht.

Kalo paralajmëroi që nëse nuk bëhet diçka për situatën në Shqipëri, mjekët e infermierët do vijojnë të ikin.

“Hekuri rrihet sa është ende i nxehtë…me qetësimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, pak do të mendohet për rritjet e pagave në shëndetësinë tonë publike, dhe jam i bindur se shumë mjekë e infermierë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..mendoni dhe reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi, sepse burimet njerëzore cilësore nuk u janë të pashterëshme në fushën e dhënies së përkujdesit mjekësor…..”, – shkruan Kalo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË

“Kohë kovidiane e përtej tyre…me rastin e 14 korrikut, ditës kombëtare të Francës mirënjohja e presidentit Macron vajti për personelin mjekësor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të sars-cov2/covid-19….

Po dje kryeministri i vendit nënshkroi me sindikatën e personelit mjekësor një rritje të pagës prej 183 eurosh në muaj….a po mendohet një gjë e tillë edhe për personelin tonë mjekësor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…bonusi mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, nuk është zgjidhje afatgjatë….për rikujtesë paga ime nuk u është rritur asnjë qindarkë që prej 23 qershorit 2013…të mos harojmë jetët e qindra mjekëve, infermierëve dhe personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..

Hekuri rrihet sa është ende i nxehtë…me qetësimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, pak do të mendohet për rritjet e pagave në shëndetësinë tonë publike, dhe jam i bindur se shumë mjekë e infermierë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..mendoni dhe reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi, sepse burimet njerëzore cilësore nuk u janë të pashterëshme në fushën e dhënies së përkujdesit mjekësor…..një reagim i tillë nga unë është një e drejtë demokratike…ditë të mbarë mantelbardhë, infermierë, farmacistë, sanitarë, imazheristë, barrelmabjtës, shoferë, laborantë, etj., dhe përkujdesuni për çdo çast për jetët tuaja!!!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.