AKTUALITET

Prej 4 muajsh në luftë me COVID-19/ Vajza e Najada Çomos: Shohim çdo ditë në sytë e saj dëshpërim, nuk e përqafoj dot

17:40 - 15.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 4 muajsh mjekët e Infektivit dhe jo vetëm, janë në vijë të parë të luftës me COVID. Puna e tyre jashtë normales, duket se ka sjellë mungesa pranë familjarëve të tyre. Këtë herë ka qenë vajza e mjekes, Najada Coomo që ka sjellë përjetimin e saj si vajza e doktoreshës që prej katër muajsh nuk e përqafon dot.




Postimi i Greis Çomos

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.