AKTUALITET

U kap duke transportuar nëntë emigrantë të paligjshëm, pranga 21-vjeçarit. Një tjetër shpallet në kërkim

16:25 - 15.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit është goditur nga policia.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se në pranga kanë rënë J. K., 21 vjeç, banues në Has dhe është shpallur ne kerkim shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Dyshohet se shtetasi J. K., në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë me mjetin e tij privat kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i plotë: 

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni i koduar “TRACKING”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë.

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari, si edhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “TRACKING”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • J. K., 21 vjeç, banues në Has.

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

  • E. K., 21 vjeç, i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Shtetasi J. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë me mjetin e tij privat, 9 shtetas emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.